Pendarovski: Hetim të shpejtë për zjarrin në Tetovë, të dëshmojmë se jemi shtet

schedule16:22 - 9 Shtator, 2021

schedule 16:22 - 9 Shtator, 2021

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas vizitës që në spitalin e shkrumbuar në Tetovë kërkoi hetime sa më të shpejta. Kreu i shtetit tha se hetimet nuk duhet të zgjasin dhe se qytetarët meritojnë përgjigje të shpejtë dhe profesionale.

“Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu”, tha Pendarovski.

“Festuam 30-vjetorin e pavarësisë, pikërisht në këto raste duhet të dëshmojmë që e meritojmë dhe që jemi shtet me të gjitha nishanet”, deklaroi Pendarovski.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!