“Reformat nuk janë shëtitje por rrugëtime të vështira.” Me këto fjalë e komentoi Kryeministri Rama deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit të nëntë të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. “Të bësh shtet është e lehtë ta thuash, por duhen përpjekje të jashtëzakonshme ta bësh”, shton Rama. Duke iu referuar vlerësimit të Këshillit se Shqipëria ka bërë progres domethënës nga viti i kaluar, përsa i përket hapjes së negociatave, Rama shkruan: “Kush thotë se nuk jemi në rrugën e duhur, ose nuk do të shohë ose gabimisht e ka menduar të lehtë këtë rrugë”./abcnews.al
Rama për deklaratat e Këshillit të Stabilizim Asociimit
schedule16:03 - 15 Nëntor, 2017
schedule 16:03 - 15 Nëntor, 2017