Talebanët kanë rënë dakord që të lejojnë 200 civilë amerikanë dhe persona të tjerë të huaj që të largohen nga aeroporti i Kabulit me fluturime charter. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar amerikan.
Talebanët u detyruan që të lejojnë largimin nga Përfaqësuesi Special i SHBA Zalmay Khalilzad, tha zyrtari, i cili foli për Reuters në kushte anonimiteti të enjten. Nisjet do të ndodhin ditën e sotme ndërsa nuk janë dhënë shifra të sakta sesa prej personave që do të evakuohen janë amerikanë.
Zyrtari nuk dha informacion nëse këta amerikanë dhe shtetas të vendeve të treta ishin mes personave që ishin bllokuar prej ditësh në Mazar-i-Sharif, 260 kilometra në veri të Kabulit, pasi u ndaluan fluturimet charter.
Aeroplanët e dërguar për të transportuar njerëz jashtë Afganistanit kanë ngecur në Aeroportin Ndërkombëtar Mazar-i-Sharif, ndërsa disa organizatorë janë shprehur se Departamenti i Shtetit nuk po bën sa duhet për të lehtësuar largimin e tyre.
Kritika erdhi pasi një rrjedhje e-mail sugjeroi që agjencia parandaloi disa fluturime private të largoheshin nga Afganistani me qytetarë amerikanë dhe aleatë afganë në bord.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken të mërkurën është shprehur se fajtorë për bllokimin e fluturimeve ishin talebanët ndërsa u bëri thirrje militantëve që të lejonin fluturimet charter nga Afganistani. /abcnews.al/