Serbia pretendon se ka ndikuar në terheqjen e pavarësisë së Kosovës nga 12 vende. Presidenti Aleksandër Vuçiç thote gjithashtu se SHBA-të mbështesin Kosovën pavarësisht kundërshtive për krijimin e ushtrisë.
Serbia pretendon se ka ndikuar në tërheqjen e pavarësisë së Kosovës nga 12 vende. Pavarësisht se Ministria e Jashtme e Kosovës përgënjeshtroi lajmin për tërheqjen e njohjes nga Madagaskari, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se kjo është e vërteta.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Kam biseduar në mëngjes me ministrin e Punëve të Jashtme të Madagaskarit dhe i falëndëroj shumë. Për ne kjo është e rëndësishme dhe tregon se Serbia mund të luftoj për interesat e saj, kjo nuk do të na shpëtoj, por i falëndëroj”.
Vuçiç tha se amerikanët do të jenë me Kosovën pavarësisht kundërshtive me ushtrinë. Ai duke komentuar deklarimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë ka theksuar se nuk ka thënë kot se Kosova e ka edhe nënë edhe baba Amerikën.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Andaj ne ikim nga cdo problem, e dimë që kjo është fuqia më e madhe në botë, janë të fuqishëm dhe nuk kujdesen pasi na kanë sulmuar një herë dhe andaj duhet të ruajmë paqen, njerëzit tanë dhe interesat. Do të ishte qesharake të tregojmë forcat Amerikës, jemi shumë të vegjël”.
Serbia, pavarësisht masave për prodhimet, duket se nuk ka ndaluar ofenzivën diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës./abcnews.al