Doni të udhëtoni drejt Belgjikës? Aeroporti i Rinasit: Kushtet që duhet të plotësoni

schedule18:55 - 8 Shtator, 2021

schedule 18:55 - 8 Shtator, 2021

Aeroporti Nënë Tereza ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës. Në njoftim thuhet se ata që nuk janë rezident në Belgjikë, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës dhe testin PCR dhe të testohen përsëri në ditën e 7.

Njoftimi

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës

Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezident në Belgjikë duhet:

  1. Të jenë të pajisur me Certifikatën e Vaksinës ose Testin PCR
  2. Të testohen përsëri në ditën e 7
  3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe janë rezident Belgjikë duhet:

  1. Të testohen në ditën e parë ose të dytë.
  2. Të testohen përsëri në ditën e 7
  3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular.

m.v/abcnews.al