Weston McKennie u përjashtua nga kombëtarja amerikane pasi këta të fundit pretenduan se mesfushori kishte shkelur rregullat e ekipit. “ESPN” raporton se lojtari i Juventusit kaloi një natë jashtë hotelit ku duhej të qëndronte skuadra dhe një herë tjetër mori në dhomën e hotelit një person të paautorizuar.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar një legjendë e futbollit amerikan si Landon Donovan. “Unë jam tepër i zhgënjyer me McKennie, ajo që ai bëri është pothuajse e pariparueshme. Unë e kuptoj që pas muajsh të mbyllur në shtëpi keni nevojë të takoheni me njerëzit tuaj, por kjo është java e jetës tuaj, me tre ndeshje shumë të rëndësishme, jo vetëm për veten tuaj, por për shokët e skuadrës dhe për vendin, themelore për të shkuar në Kupën e Botës. Niveli i tij i egoizmit është përtej kuptimit tim” tha Donovan.
Gjithsesi dyert e ekipit kombëtar amerikan janë të hapura për lojtarin e Juventusit, pasi ai ka vuajtur pezullimin. “Njerëzit bëjnë gabime. Weston më kërkoi falje mua dhe grupit. Ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe jam i sigurt se kur të bëhet mirë do të kthehet.
Më besoni, trajnerë të panumërt përballen me vendime ku ata duhet të përjashtojnë lojtarët e talentuar nga formacioni për një arsye apo për hir të të tjerëve, por ne e bëmë atë për atë që mendojmë se është e mira e grupit dhe e mira e ekipit’’, ishin fjalët e trajnerit të Amerikës. /abcnews.al/

