Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregdetin Paqësor të Meksikës, pranë vendpushimit të Acapulco.
Tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter ishte rreth 370 km larg nga Mexico City, ndërsa shkaktoi panik tek banorët dhe turistët, të cilët dolën nga shtëpitë dhe hotelet.
Ndërprerjet e energjisë janë raportuar në disa shtete dhe ka pasur dëme pasi tërmeti tronditi kodrat përreth Acapulco. Një person ka humbur jetën, në qytetin e afërt të Coyuca de Benítez.
Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se nuk kishte raportime për dëme të mëdha në të gjithë vendin.
Shtyllat e shërbimeve ranë mbi automjetet në Acapulco dhe një pjesë e një kishe u shemb, njoftoi agjencia e lajmeve AFP. g.v/abcnews.al