Ka filluar seanca fillestare ndaj menaxherit të “On Records”, Mehmet Elshani, Avudllah Islami dhe Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero.
Elshani po akuzohet për sulm, Islami për kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm, kurse Shabani për armëmbajtje pa leje.
Ndryshe, kjo seancë ishte përgatitur të mbahej më 22 qershor, por Gjykata Themelore në Prishtinë e shtyu.
Sipas mediave në Kosovë, aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020.
Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Mehmet Elshani, më 22 mars 2018, rreth orës 13:15, pikërisht në rrugën “Iliaz Kodra” në Prishtinë, me dashje ka përdorë forcën ndaj të plagosurit Lorent Bajrami, pa pëlqimin e tij.
Thuhet se i plagosuri po kërkonte vendparkim për makinën e tij, të dy fillimisht kishin debatuar me fjalë pastaj i pandehuri del nga makina dhe duke përdorë forcën fizike ndaj tij e kapë për gjoksi të dëmtuarin./abcnews.al