Sulmuesi i Antoine Griezmann ka barazuar legjendën Michel Platini në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares franceze.
Me dy golat e shënuar në ndeshjen e sotme ndaj Finlandës, sulmuesi i Atletico Madridit pozicionohet i treti me 41 gola.
Sulmuesit i duhen edhe 10 gola për të kaluar në vendin e parë si golashënuesi më i mirë në histori, i cili mbahet nga Henry me 51 gola, ndjekur nga Giroud me 46. /abcnews.al/