Forcat ushtarake greke kanë testuar një automjet të blinduar në terrene ujore dhe tokësore për të provuar performancën e tij.
Mes datave 1 dhe 3 shtator, automjeti u transferua në qendrën e trajnimit të ushtrisë helene, në Avlona të Atikës duke demonstruar fuqinë e tij para përfaqësuesve të ushtrisë, forcave ajrore, marinës, policisë dhe brigadës së zjarrfikësve.
Automjeti lëvizi në të gjitha llojet e terrenit dhe kapërceu lehtësisht çdo pengesë në tokë dhe ujë duke treguar gatishmëri dhe performancë të lartë.
Ai u testua edhe në asfalt për aftësitë e rritjes së shpejtësisë, frenimit dhe shmangies së pengesave të papritura. m.v/abcnews.al