71 persona dhe 4 720 të infektuar me Covid në Itali

schedule18:27 - 7 Shtator, 2021

schedule 18:27 - 7 Shtator, 2021

Në Itali krahasuar me një ditë më parë është shënuar një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid.

Në raportin e 24 orëve të fundit janë konfimruar të infektuar me Covid 4,720 raste të reja nga 318,865 testime.

Ndërkaq në orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid 71 persona dhe janë shëruar 6 877 qytetarë.

563 pacientë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në 4,579,502 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 129,638 pacientë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!