Në Kosovë ditët e fundit si pasojë e infektimit me Covid kanë humbur jetën shumë qytetarë.
Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit mes viktimave të Covid janë dhe dy persona nga e njëjtja familje në Malishevë.
Një grua dhe vjehrri i saj nga Fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusit.
Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në Gjilan si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën nënë e bir./abcnews.al