Rreshteri amerikan përkund për një orë foshnjen afgane: Nëna e saj nuk mbante dot sytë hapur

schedule17:50 - 7 Shtator, 2021

schedule 17:50 - 7 Shtator, 2021

Përtej uniformës, forcat ushtarake amerikane dhe ato britanike kanë kryer edhe një mision tjetër, atë të përkujdesjes për foshnjet që shpëtohen nga nënat mes frikës për jetën.

Ky është edhe rasti një ushtari britanik që mban në krah një foshnje dy javëshe teksa nëna e saj është e sfilitur dhe mezi qëndron në këmbë gjatë fluturimit nga Afganistani drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Me cepin e syrit pashë diçka të binte në dysheme”, tha ai. “Nëna po përpiqej të merrte foshnjen e saj por ajo i ra nga prehri sepse ishte plotësisht e rraskapitur, nuk mund të mbante sytë hapur dhe as krahët lart”, shtoi ai.

Rreshteri Andy Livingstone, është baba i dy vajzave, dhe në momentin e marrjes së foshnjës në krah për të paktën një orë, u kthye në rolin e prindit.

Ai vendosi kufje në veshët e foshnjës në mënyrë që ajo të mos ndjente zhurmën e avionit dhe që ajo të pushonte sa më lehtë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!