Këngëtarja e njohur nga Kosova, Shkenda Dubova, ka humbur të atin, Shaip Dubovën.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vëllai i saj, Ardian Dubova, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të nderuar farefis, shokë e dashamirës, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”, ishin fjalët e Ardianit që ka bashkangjitur edhe fotografinë e të ndjerit.
Rastin e konfirmoi edhe vetë Shkenda, duke e ripublikuar një “Instastory”./abcnews.al


