Perla nga Greqia, 25 të ftuar futen brenda në dasmë me të njëjtën certifikatë vaksinimi

schedule14:58 - 7 Shtator, 2021

schedule 14:58 - 7 Shtator, 2021

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Greqi në një kohë kur rastet e infektimit më koronavirus vijojnë të jenë të larta. Njëzet e pesë persona thuhet se kanë shkuar në një dasmë në Kretë me të njëjtën certifikatë vaksinimi.

Festa u zhvillua një ditë më parë në një fshat të Messara dhe u zbulua se të paktën 25 nga mysafirët që ishin ambiente e mbyllua në dasmë, hynë duke përdorur vetëm një certifikatë vaksinimi.

Fillimisht në dasmë hyri një burrë që e kishe ligjërisht certifikatën e vaksinimit ndërsa më pas u kujdes që kjo certifikatë të kalonte edhe tek miqtë e tij. Kështu 25 prej tyre hynë brenda “ilegalisht”.

Sigurisht, personat për ruajtjen tek dera kanë një përgjegjësi pasi nuk e kanë vërejtur se gjatë “skanimit” të dokumentit, i njëjti emër shfaqet gjithmonë.

Nuk dihet nëse rasti në fjalë ka arritur deri në polici. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!