Gjyqtarja e Beratit Adelajda Gjuzi konfirmohet në detyrë në mënyrë unanime

schedule11:58 - 7 Shtator, 2021

schedule 11:58 - 7 Shtator, 2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shpallur të martën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Beratit, Adelajda Gjuzi.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura. Gjuzi e kundërshtoi këtë konstatim.

Gjuzi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale. Procesi i vettingut për gjyqtaren Gjuzi u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Genta Tafa Bungo. /reporter.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!