Me dhimbjen dhe trishtimin në fytyrat e tyre, familjarët, të afërmit, miqtë dhe fansat e tij janë bërë bashkë për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit grek Mad Clip që 5 ditë më parë humbi jetën në një aksident automobilistik.
Aty ishte edhe ish-partnerja i tij Areti, me të cilin edhe pse ishin në fazën e rilidhjes, nuk arritën të jetonin atë që vërtet i donin njëri-tjetrit.
Mediat kanë raportuar se Areti është në gjendje të rënduar psikologjike pas humbjes së të dashurit të saj.
Të gjithë ishin aty për t’i dhënë lamtumirën me duartrokitje, të tjerët bërtisnin “I Pavdekshëm” dhe “Udhëtim të mbarë”.
Të tjerë zgjodhën këngët e tij duke i vendosur në sfond, ndërsa disa të tjerë i jepnin gaz makinave për të përkujtuar atë që ai shumë e donte, shpejtësinë, e cila i mori edhe jetën.
Momentet e fundit të reperit Mad Clip para se të përplasej dhe të humbte jetën janë publikuar nga mediat greke. Reperi shihet duke ecur me shpejtësi mbi 150 km/h me mjetin luksoz tip, pranë së cilës ndodhet dhe Audi i bardhë që autoritetet po kërkonin.
Shoferi i Audi -t u paraqit vullnetarisht në polici ku dhe dha dëshminë. “Kur u ndez drita jeshile, pashë Porsche të zhvillonte shpejtësi të madhe. Kam mbajtur një distancë të sigurt dhe kam qëndruar prapa. Nuk e njihja shoferin e Porsche. rastësisht ishim në të njëjtën semafor.”, ka thënë ai.
Ka dyshime të forta se reperi përveç shpejtësisë që udhëtonte, të ishte edhe nën efektin e alkoolit. /abcnews.al/