5 këshilla për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin e duhur pas verës

schedule10:02 - 7 Shtator, 2021

schedule 10:02 - 7 Shtator, 2021

Duke lënë verën pas, lëkura ka nevojë për kujdes shtesë. Dielli, nxehtësia dhe ndryshimet e temperaturave krijojnë ndjesinë e dehidrimit në fytyrë. Lëkura e dehidratuar shkaktohet nga mungesa e ujit në trup kështu që shpesh mund ta ndjeni se “tërhiqet”. Linjat e imëta dhe rrudhat theksohen më shumë ndërsa rrathët e zinj bëhen më të dukshëm.

Adoptoni zakone që kontribuojnë në shëndetin tuaj të përditshëm.

Rregulli kryesor në hidratimin e lëkurës përfshin konsumin e ujit. Konsumoni të paktën 10 gota ujë në ditë dhe merrni gjithmonë një shishe me vete.

Përdorni një maskë për fytyrën veçanërisht për lëkurën e dehidratuar

Aplikoni një maskë të paktën 1-2 herë në javë. 15 minuta janë të mjaftueshme në mënyrë që lëkura të thithë agjentët hidratues.

Përdorni krem hidratues

Hidratoni lëkurën me një krem specifik. Është një produkt që nuk duhet të mungojë në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës.

Mos harroni ujin pastrues Micellar

Uji pastrues micellar është një nga mënyrat më të buta të pastrimit, pasi nuk e “zhvesh” lëkurën nga vajrat esenciale, ndërsa në të njëjtën kohë arrin në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar hidratim të thellë.

Tregoni kujdes ndaj produkteve kozmetike që përdorni

Produket kozmetike që përmbajnë gjalpë shea, panthenol dhe vitamina janë më të përshtatshmet për lëkurën e dehidratuar. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!