Ish-missi shqiptar që jep mësim në japonisht: Pasioni im ka nisur që në fëmijëri

schedule09:03 - 7 Shtator, 2021

schedule 09:03 - 7 Shtator, 2021

Arlinda Pilku është ish miss-i që ka zgjedhur t’i përkushtohet pasionit të saj për Japoninë. Ish miss Intercontinental, e cila jep mësim në gjuhën japoneze ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për kulturën e veçantë të japonezëve.

Bukuroshja shqiptare tregoi se pasioni për këtë vend ka nisur që në fëmijëri. Ajo shtoi se nisi ta mësojë gjuhën nëpërmjet kurseve dhe më pas është specializuar në Itali. “Dëshira për ta mësuar buron nga një pasion që kam për kulturën dhe artin japonez.

Është manga dhe anima japoneze të njohura botërisht.”, tha ajo. “Pasioni për Japoninë dhe gjuhën ka nisur që në moshën 10 vjeçare. Në Japoni kam shkuar për herë të parë në moshën 15 vjeçare, kam qenë për home stay dhe summer school. “, shtoi më tej ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!