Mot i kthjellët në vend, po si do të luhaten temperaturat

schedule07:23 - 7 Shtator, 2021

schedule 07:23 - 7 Shtator, 2021

Vijon ndikimi i kthjellimeve në territorin shqiptar, deri në mesditë kur vranësirat do të shfaqen fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin. Megjithëse vranësirat do jenë të pranishme nuk parashikohet të ketë reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesi pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten pa ndryshuar në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe motit të ngrohtë. Konkretisht me diell do të paraqitet Veriu, Qendra dhe jugu i kontinentit. Ndërsa brigjet e detit te zi do kenë stuhi te fuqishme ere dhe reshje intensive KU me problematike situata paraqiten ne TURQI. Po ashtu me rrebeshe mbetet Europa Lindore.

Kosova

Ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te pakta paraqitet republika e Kosovës NDERSA mesdita dhe pasditja sjellin vranësira me te sheshta POR mundësia për reshje thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqëroje edhe gjate natës.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë kushtet e motit ne republikën e MV deri në mesdite kur pritet përmirësim i motit dhe për pasoje kthjellimet do te jene prezent ne të gjithë rajonin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!