Analisti Artur Zheji ka deklaruar në “Log.” në ABC se pas largimit të Gramoz Ruçit nga PS, po humbasin kuotat brenda partisë , personat që kanë qenë pranë tij. Ai deklaroi se Balla duhet të ishte numri 2 në PS.
“Ruçi nuk është shumë i madh. Është kandidat potencial dhe për kryeministër po të marrim modelin amerikan. Edhe krahët që kishte ai në PS po humbasin kuotat. Befas pas largimit të Ruçit kemi mosvlerësim të Ballës.
Po të marrësh meritokracinë elektorale, Balla duhet të jetë numri 2 i PS dhe këtu mungesa e një kriteri në vendosjen e ministrave, forcën figurën e kryeministrit dhe ata që duan të bëjnë karrierë, kuptojnë se sa më shumë servilizëm ndaj kryeministrit, po na pa me sy të mirë ai dalim para ne”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al