Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj gjatë intervistës mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC, propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishës, nëse duhet të largohet nga grupi i PD-së pas kërkesës së SHBA-së apo jo, nuk duhet ta marrë vetë Lulzim Basha, por Këshilli Kombëtar i kësaj force politike dhe grupi parlamentar. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Mustafaj komentoi edhe qëndrimet e anëtarit të Kryesisë së PD-së Fitim Zekthi dhe sekretares për ish-të përndjekurit Jonila Godoles mbi çështjen Berisha, të cilët kërkuan që të ketë një pozicionim nga selia blu. Pyetjes nëse janë zgjedhur me qëllim për të testuar bazën me deklaratat e tyre, ish-ministri i Jashtëm u shpreh se “Godole dhe Zekthi janë të rinj dhe nëse i ka zgjedhur pa asnjë peshë në masën e demokratëve, atëherë ka zgjedhur njerëzit e gabuar, pasi njeriu që duhet ta testonte, nëse ka një eksperiment, kjo duhej me një anëtar të vjetër të PD-së, me histori politike dhe me një farë peshe” tha ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Fitim Zekthit, që replikon duke i thënë Besnik Mustafajt se nuk merr porosi nga Basha dhe nga askush për atë që thotë. “Nuk po du ta shaj golin e Maradones por I. L (futbollist shqiptar i Partizanit ne vitet 80-te) ka bere gol me te bukur po thoshte me ze te larte dikush ne nje grup njerezish te ulur ne nje kafe ne lagje. Bash keshtu funksionon edhe cdo media, gazete, portal e Rames duke rrejt, shtremberu, prere copa copa,saju apo ekzagjeru gjerat ne menyre qe budallalliku qe del tiu sherbeje atyre. Edhe ata qe jane objekt i ketij budallalleku mendojne si ky, qe goli i I. L eshte me i bukur se goli i Maradones. Dallimi i vetem eshte se ky i kafes i thote gjerat nga tifozlliku, injoranca dhe arroganca. Mediat, portalet njerezit e Rames i shtojne kesaj sjelljeje edhe ligesine.
Pak me pare, po ne kete filozofi nje gazetare pyeti Live Besnik Mustafajin nese Basha ka testuar teksa dy te rinjte e kryesise Godole dhe Zekthi kerkuan largimin e Berishes nga PD. Pra me perfshin ne dicka qe nuk jam, me vendos ne nje pozicion qe nuk e kam patur, Dhe Mustafaj si ai llogjeve me golin e I . L ( pra fol qesim) e merr te vertete dhe thote “nqs Basha i ka zgjefhur per te bere test te rinj pa peshe atehere ka gabuar.” Pra, une te pakten, ne as nuk paskemi peshe dhe po bekemi test. Une po ta mendoj nje gje e them. Nuk kam as frike as droje. Nuk bej teste. Mua nuk me porosit askush as Basha, Berisha, as Nexhmija, as Monika, as Nano as Rama. Vetem kjo eshte ajo di une por…Edhe hajde e fol seriozisht ketu pastaj” shkruan Zekthi./ db/Abcnews.al