I sekuestrohen 17 mijë euro 57-vjeçarit në Kapshticë

schedule17:24 - 6 Shtator, 2021

schedule 17:24 - 6 Shtator, 2021

Policia Kufitare në Kapshticë ka sekuestruar 17.380 euro të padeklaruara. Bëhet me dije se shtetasit O.M gjatë kontrollit në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.  Policia sqaron  se ndaj 57-vjeçarit ka nisur procedim penal.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!