Vuçiç: Duam të anëtarësohemi në BE, por s’i prishim marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën

schedule16:27 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:27 - 6 Shtator, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shprehur edhe njëherë dëshirën për integrimin e vendit të tij në BE, megjithatë, vë theksin te marrëdhëniet e mira që i interesojnë edhe me lindjen.

Vuçiç thotë se Serbia aspiron anëtarësimin në BE dhe kjo është më e rëndësishmja, por shtoi se kjo nuk do të thotë se do t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë e Kinën.

Sipas tij, jo gjithçka varet nga Serbia në këtë drejtim. Serbia ka pasur historikisht marrëdhënie të mira me Rusinë, teksa është në negociata me BE-në për anëtarësim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!