Pas Përmetit është hapur në Malësinë e madhe inkubatori i dytë i prodhimeve tipike të zonës. Gështenjat shikohet si rimëkëmbje e ekonomive të zonave malore.
Një hapësirë e përbashkët për fermerët dhe amvisat për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale, por te certifikuar me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore, duke garantuar aksesin në treg edhe për fermerët e vegjël. Është ky inkubatori i produkteve tipike në Rec të Malësisë së Madhe, i dyti që hapet pas atij në Përmet. Agjencia për Zhvillim Bujqësor e Rural thotë se e kanë trajtuar me përparësi këtë zonë.
“Aplikimet e AZHBR-së këtë vit për zonën e Malësisë së Madhe janë trajtuar me një vëmendje shumë të veçantë dhe sot kemi 89 milionë lekë shqiptare të reja të cilat janë administruar dhe vënë në funksion në këtë zonë ku jemi”, u shpreh Frida Krifca.
Sipas Niko Peleshit, organizimi i fermerëve dhe bashkimi i tokave në kooperativa të produkteve bujqësore duhet të jetë më masiv pasi, numërohen në vendin tonë vetëm me gishtat e njërës dorë.
“Kemi shumë pak organizime të tilla të fermerëve. Kjo që po ndoh këtu është një model. Ne po mundohemi që krahas mbështetjes së bujqësisë përmes IPARD-it, përmes skemës kombëtare për financim përmes AZHBR të krijojmë, shpikim, mbështesim edhe ekonomi të tjera, suplementare dhe komplementare me atë bujqësore apo blegtorale”, tha Peleshi.
Gjysma e popullsisë jeton në fshtat dhe në zonat rurale, ndërsa disa zona të thella janë përfshirë në programin e “100 fshatrave” theksoi në fund ministri i Bujqësisë Peleshi./abcnews.al