Një 63-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”.
Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës një automjet tip “Fiat” ka përplasur një motor.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motorit Arsen Çela. Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës, një 43-vjeçar, me banim në fshatin Dukat./abcnews.al

