Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kalanë e Krujës nuk e mori Covid, vizitorë dhe nga Egjipti

schedule15:53 - 5 Shtator, 2021

schedule 15:53 - 5 Shtator, 2021

Turistë të shumtë kanë vizituar Krujë. këtë vit e veçanta është se ka pasur dhe vizitorë nga Egjipti dhe Dubai.

“Erdha në Krujë për të parë pazarin e vjetër dhe produktet tradicionale shqiptare. Punimet me dorë më impresionuar. Ka një ngjashmëri me produktet tona në Egjipt shallet, rrobat më duken familjare. Njerëzit në Shqipëri janë të sjellshëm dhe të ndihmojnë, ndihem sikur jam në shtëpi”, është shprehur turistja nga Egjipti….

Kruja është shumë e bukur. Është hera e dytë që vij, kam qenë edhe para 4 vitesh. Më pëlqen historia, më pëlqeu muzeu, pazari i vjetër është shumë interesant”, shprehet një portugeze.

“Unë kam njohuri për historinë tuaj interesante. Muzeu ishte interesant. Do qëndrojmë disa orë këtu për të mësuar dhe për pjesë të tjera të historisë. Do ikim nesër në mëngjes dhe do shohim e pazarin”, ka thënë një tjetër turiste.

Emigrant që prej vitit 90, nga Kruja kthehet shpesh dhe nuk lë pa vizituar asetet.

Është kënaqësi e veçantë të vish në qytetin historik të Krujës, ku spikat pazari dhe muzeu historik i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut”, ka thënë ai.

Drejtori i muzeut tregon se këtë verë fluksi i turistëve ka qënë njëlloj si para pandemisë.

“Mbi 10 mijë vizitorë po shkojnë në shifrat para pandemisë. Vizitorë cilësorë ata që kanë emigruar dhe sjellin fëmijët që ju kanë lindur jashtë që të mësojnë mbi historinë. Kemi pas dhe nga Polonia dhe Ukraina që vijnë për bregdetin por vizitojnë dhe Krujë. Figura e Skënderbeut meqë ka dhe monumente në vend të tjera të Europës i kureshton më shumë pushuesit e huaj. E veçanta është dhe grupe nga Dubai dhe Egjipti”, ka thënë drejtori i muzeut Mehdi Hafizi.

Tregëtari në pazarin e krujës tregon ka objekte deri 3000 vjecare po thotë se shitjet janë të papërfillëshme.

“Kjo 300 vjet kjo 3000 vjet. Vetëm polakët. Italianë e gjermanë s’ka hiç. Aktivitet 25 vitesh, pra dy vjetësh ka qenë më mirë e më parë edhe më mirë. Tani jo”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!