Festivali që mbledh gjithë shqiptarët në Zvicër “Alba Festival” u anulua vetëm 48 orë para nisjes së tij. Arsyeja e anulimit të festivalit erdhi për shkak të gjendjes nga pandemia. Faqja zyrtare e “Alba Festival” dha lajmin duke thënë se ishin njoftuar për anulimin vetëm 48 orë nga fillimi i tij.
Mirëpo, në qytetin e Bernit është mbajtur së fundmi një koncert madhështor. Mijëra njerëz u mblodhën për të festuar, gjë që nuk është pritur mirë nga organizatorët e Alba Festival dhe artistët që do të merrnin pjesë.
Ndër ta që ka shprehur pakënaqësinë është dhe reperi Getinjo, që do të merrte pjesë në këtë festival. “Sot në qytetin e Bernit 15 mijë ose 20 mijë njerëz. Faleminderit Zyrih për anulimin e Alba Festival. Kjo nuk është e drejtë, ky është racizëm, ky është diskriminim”, shkruan Getinjo. /abcnews.al