Borussia e Dortmundit do të pezullojë huazimin e talentit Brazilian të Real Madridit, Reinier në janar.
Gjermanët nënshkruan një marrëveshje që përcaktonte huazimin për dy sezone, por mungesa e miunutave të marra nga braziliani i ka bërë ata të rimendojnë situatën e tyre.
Nga krahu tjetër, Real Madridi shpreson shumë te lojtari i tyre për të ardhmen dhe kurrësesi nuk do të dëshironin që “pasuria” e tyre të kalonte një sezon tjetër “thatë”.
Madrilenët po presin nëse situata do të ndryshojë, në të kundërt ata do të tentojnë ta huazojnë atë një klub të La Liga-s./abcnews.al/