Shkelën masat anti-COVID, policia ndërpret dasmën, gjobitet i zoti i shtëpisë, të ftuarit dalin nga lokali

schedule20:09 - 4 Shtator, 2021

schedule 20:09 - 4 Shtator, 2021

Numri i lartë i rasteve të reja me COVID në Kosovë, nuk ka ndikuar në organizimin e dasmave me shumë të ftuar në ambiente të mbyllura.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë ditën e sotme në një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës.

Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se pronarit i është vendosur një gjobë prej 2000 eurosh ndërkohë që organizatori i dasmës është gjobitur me 200 euro.

Gazeta Express raporton se dasmorët janë larguar menjëherë nga lokali. m.v/abcnews.al