984 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

schedule18:05 - 4 Shtator, 2021

schedule 18:05 - 4 Shtator, 2021

24 orët e fundit në Shqipëri kanë shënuar një rritje të lehtë të numrit të rasteve dhe viktimave si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 984 raste pozitive nga 6113 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë katër pacientë, konkretisht, një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste  në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste  në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste  në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste  në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste  në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       984
Të shëruar në 24 orë      640
Të shtruar në spitale       106
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 6113

Testime totale            1,072,755
Raste pozitive             150,101
Raste të shëruara       135,961
Raste Aktive                 11,628
Humbje jete                   2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4244
Shkodër          1927
Durrës             989
Vlorë               832
Fier                  819
Lezhë              766
Elbasan           602
Berat               424
Gjirokastër      308
Korçë               304
Kukës              234
Dibër                179

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!