Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin është i shqetësuar për planet e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet dhe shprehet i habitur nga mungesa e konsultimeve me Infantinon.
E gjithë kjo situatë e krijuar mësohet nga një letër e vetë Ceferin për Associated Press, si përgjigje e një letre nga drejtori ekzekutiv i Football Supperters Europe, Ronin Evain.
Ceferin mbështeti shqetësimet në lidhje me dëmin që mund të shkaktohet nga garat ndërkombëtare dhe kontinentale duke dyfishuar frekuencën e Kupës së Botës.
“UEFA dhe shaqatat e saj kombërare kanë rezerva serioze dhe shqetësime serioze në lidhje me raportet mbi planet e FIFA-s,” i shkroi Ceferin- Evain.
Pas kësaj letre, ka ardhur edhe përgjigja e FIFA-s e cila shkruan: “ Nuk ka qëllime të paracaktuar dhe FIFA ka një mendje të hapur në kërkim të zgjidhjeve më të mira për të mirën e përbashkët të lojës”./abcnews.al/