Juventus nuk është në gjëndje t’i ofrojë rrogën Dybalas.
Argjentinasi kvrkon plot 10.3 milion euro në sezon, po aq sa merr dhe De Ligt, por akordi me holandezin u arrit përpara shpërthimit të Kovidit dhe të pandemisë.
Juventusi i jep deri në 8 milionë euro në sezon, plus shpërblime, por argjentinasi kërkon 10 milionë që t’i ketë të sigurta.
Të dy palët bien dakord që të vazhdojnë bashkë, deri në 2025 apo 2026, por mesa kuptohet klubi duhet të bëjë një sakrificë. /abcnews.al/

