Antoine Griezmann është rikthyer te Atletico Madridi në ditën e fundit të merkatos së verës.
Sulmuesi francez vendosi që të huazohet te madrilenët nga Barcelona, pasi nuk arriti ta gjejë veten në “Camp Nou”.
Presidenti i klubit të Atletico Madridit, Enrique Cerezo pret që Griezmanni të fishkëllehet nga tifozët
“Disa tifozë nuk e kanë pëlqyer rikthimin e tij, por shumë të tjerë janë të lumtur. E di se do të fishkëllehet por e rëndësishme është që ai kishte dëshirë të rikthehet këtu”, deklaroi Cerezo. /abcnews.al/