Varianti “Mu” i koronavirusit, prezent në të paktën 39 vende të botës

schedule19:39 - 3 Shtator, 2021

schedule 19:39 - 3 Shtator, 2021

Varianti i ri i koronavirusit “Mu” është tashmë i përhapur në të paktën 39 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më herët gjatë kësaj jave, mutacioni “Mu” i njohur nga shkencëtarët si B.1.621, u shtua ne listën e varianteve “me interes” për OBSH.

Ky mutacioni i koronavirusit u identifikua fillimisht në Kolumbi dhe më pas në të paktën 39 shtete të tjera. Megjithatë sipas këshilluesit mjekësor të Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci për momentin, ky variant nuk përbën kërcënim për amerikanët.

“Ky variant ka një plejadë mutacionesh që sugjeron se do të shmangte antitrupa të caktuar, jo vetëm antitrupa monoklonalë, por edhe antitrupat që krijohen nga vaksinat dhe serumet e plazmës,” tha Fauci.

“Por nuk ka shumë të dhëna klinike që sugjerojnë këtë, janë kryesisht të dhëna laboratorike in-vitro.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!