Dalin emrat, 5 prokurorët që garojnë për t’u bërë pjesë e KLP-së

schedule17:43 - 3 Shtator, 2021

schedule 17:43 - 3 Shtator, 2021

Pesë prokurorë kanë depozituar dokumentet duket shprehur interesin për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anëtarët që kanë mandat 3 vjeçar do të zëvendësohen brenda dhjetorit 2021.

 Kandidatët për KLP

  • Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
  • Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
  • Z. Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
  • Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
  • Z. Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës

Prokuroria e Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëjë verifikimin e dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!