Sherr në shtëpi, shqiptari rreh brutalisht gruan dhe e lë mes pellgut të gjakut

schedule17:13 - 3 Shtator, 2021

schedule 17:13 - 3 Shtator, 2021

Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare goditi dhe plagosi rëndë gruan pas një sherri në familje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kalkidë të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se episodi i dhunës në familje ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Fqinjët dëgjuan zhurmën dhe thirrën menjëherë policinë. Efektivët nxituan duke hyrë në katin e dytë të apartamentit, ndërsa gruan e gjetën në dysheme, të plagosur rëndë në kokë, e rrethuar nga një pellg gjaku.

Policia arrestoi menjëherë 54-vjeçarin, i cili nuk arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!