50 vite udhëtim muzikor i Aleksandër Peçit, në 2 CD

schedule16:43 - 3 Shtator, 2021

schedule 16:43 - 3 Shtator, 2021

50 vite krijimtari muzikore e kompozitorit, Aleksander Peci përmblidhet në dy DC. Pianistja Etrita Ibrahimi dhe violinçelisti Klaudio Zoto i japin zë pentagrameve të kompozitorit të njohur shqiptar.

Kompozitori shqiptar dhe një prej figurave të rëndësishme të muzikës klasike bashkëkohore, Aleksandër Peçi është ndër të paktit që memorizon muzikën në CD.

Tingujt e muzikës së filmave, si dhe pjesë të muzikës së dhomës , për celo dhe piano, i japin zë pianistja Etrita Ibrahimi dhe violoncelistit i ri Klaudio Zoto.

E bija e Feim Ibrahimit e cilëson domosdoshmëri regjistrimin e muzikës shqiptare, pasi kjo është edhe forma e duhur për t’u përhapur në botë.

Veçantia e muzikës së Aleksandër Peçit qëndron tek motivet shqiptare.

Kompozitori Aleksandër Peçi shquhet për lëvrimin e gjinive të ndryshme në muzikën shqiptare./abcnews.al/