Reperi Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The Mike’’, anëtar i grupit muzikor E7, ka pranuar se në vitin 2012 ka gjuajtur me synimin për ta vrarë kolegun e tij Duda. Aktgjykimi është paralajmëruar se do të shpallet të martën e ardhshme, më 7 shtator.
Ndërkohë pranimi i fajësisë nga Xhaferi, për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, u bë të premten përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Sipas Prive, bëhet fjalë për një ngjarje të zhvilluar në qershor të 2012-ës kur i pandehuri kishte tentuar të qëllojë me armë zjarri Dudën, mirëpo pasi nuk ka qëlluar personin e synuar në shënjestër, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes./abcnews.al