Një jetë që u shpëtua nga zjarrfikësit në muajt gusht u mor me gjakftohtësi nga një 48-vjeçar në Greqi ditën e djeshme.
Ai vuante nga probleme të rënda psikologjike dhe të enjten mori thikën e kuzhinës dhe i preu fytin nënës së tij e cila ndodhej e shtrirë në shtrat.
E moshuara ishte shpëtuar nga zjarrfikësit pas zjarreve që kërcënuan banesën e saj gjatë muajit të kaluar.
Pas krimit makabër 48-vjeçari mori në telefon policinë dhe tha: “Unë e vrava nënën time”.
Ai u shpreh se ajo ishte e shtrirë në shtrat dhe nuk po e njihte më edhe pse ishte biri i saj. Në mendjen e tij të çorientuar për shkak të probleme të rënda, autori mendonte se mënyra më e mirë për ta shpëtuar atë nga “martirizimi” ishte që t’i merrte jetën. m.v/abcnews.al