Bernard Challandes ka folur për herë të parë pas fitores ndaj Gjeorgjisë.
Pas ndeshjes, Challandes është ndarë i kënaqur, derisa e vlerëson fitore të merituar.
““E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e patëm epërsinë me plot meritë”
“Konsideroj se ishte një fitore e merituar! Luftuam bashkë. Kjo fitore është një fitore e skuadrës. Për mua ishte shumë më rëndësi që të japin një fitore kolektive. Është një hap i parë i mirë”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”. /abcnews.al/