Në vitin 2020 Shqipëria merr kryesinë e OSBE-së

schedule19:09 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 19:09 - 5 Dhjetor, 2018

Është miratuar kandidatura e Shqipërisë për të marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020. Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimit në rrjetun social Twitter.

Duke nisur nga data 1 Janar e vitit 2019 Shqipëria bëhet pjesë e Trojkës. Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë është forum dialogu politik për një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë, si dhe platformë për veprim të përbashkët me qëllim përmirësimin e jetës së individëve dhe komuniteteve./abcnews.al