300 afganë janë zhvendosur nga “Qyteti Studenti” dhe janë vendosur në një resort turistik në Shëngjin.
Sipas informacioneve janë vendosur në të njëjtin strukturë hotelier që dy ditë më parë u akomoduan edhe 111 qytetarët e tjerë afganë, duke e çuar numrin e tyre në 411, në Shëngjin.
Ata janë shoqëruar me masa të rrepta sigurie ndërsa janë nën monitorim të vazhdueshëm të stafeve mjekësore dhe të forcave të policisë. /abcnews.al/