Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni.
Teksa ndodhet atje, Kurti takoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Kurti thotë se me homologun e tij kroat kanë diskutuar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vende.
“Fillova ditën time në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.