Para arratisjes Gruevski u kishte shkruar letër ndërkombëtarëve

schedule11:21 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 11:21 - 5 Dhjetor, 2018

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, para se të arratisej dërgoi një letër tek eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së Federica Mogherini dhe disa zyrtarë të tjerë të Unionit. Kjo është raportuar nga mediat e Shkupit.

Gruevski shkruan se dënimi prej dy viteve burg i është shqiptuar pa menduar dhe nga fakte të fabrikuara. Ish-kryeministri kërkonte që BE ose institucione të tjera europiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që të merren me çështjen kundër tij “Tanku”.

“Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranonin ose rrëzonin dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.

Në letër ai ka cekur edhe një propozim tjetër. Nëse kërkesa e parë për Hahn, Mogherinin dhe zyrtarët e tjerë nuk pranohet, Gruesvki kërkonte që Bashkimi Europian të dërgojë mision në Maqedoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!