Vaksina me detyrim, Kushi apel mësuesve: Shfrytëzoni shtatorin, të pavaksinuarit në gjendje të rëndë

schedule16:13 - 31 Gusht, 2021

schedule 16:13 - 31 Gusht, 2021

Teksa pa nga afër ambientet e shkollave që janë bërë gati për nisjen e procesit mësimor konsultues në datën 1 shtator, ministrja e Arsimit Evis Kushi u bëri një apel mësuesve dhe nxënësve që të vaksinohen brenda afatit të përcaktuar.

Kushi tha se pjesa më e madhe e mësuesve në të gjithë vendin janë vaksinuar, ndërsa ndau një statistikë të të prekurve me COVID që marrin trajtim spitalor. Kushi nënvizoi se 95% e atyre që janë në gjendje të rëndë janë të pavaksinuar.

“I kemi vënë një rëndësi të jashtëzakonshme vaksinimit të arsimtarëve dhe studentëve. Jam e kënaqur që një pjesë e madhe janë vaksinuar. Sot që flasim 95% e atyre që janë në gjendje të rëndë janë të pavaksinuar. Ta shfrytëzojmë shtatorin për t’u vaksinuar.

Ju e keni marrë njoftimin që viti i ri shkollor vazhdon në datë 27. Arsyeja lidhet me mësimin plotësues. Do kërkoja që me përkushtimin maksimal që ju karakterizon, ta bëjmë si duhet mësimi plotësues dhe paralelisht t’i krijojmë kushte me aktivitete sipas udhëzimeve që janë shpërndarë”, u shpreh Kushi.

Ajo shtoi se një nga objektivët e këtij mandati të tretë të socialistëve është që të mos kemi më mësim me dy turne në shkollat e vendit tonë.

“E kemi vendosur objektiv që brenda këtij mandati 4-vjeçar të mos kemi asnjë shkollë me dy turne”, shtoi ajo. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!