Bayern Munchen këtë verë mori edhe një tjetër yll nga rivalët e Bundesliga. Bavarezët finalizuan marrëveshjen me Leipzig për blerjen e Marcel Sabitzer në këmbim të vetëm 16 milionë eurove, duke përfituar edhe nga fakti se austriakut i skadonte kontrata pas një viti.
Së fundmi ai ka folur për mediet si lojtari i ri i Bayern Munchen, ku ka treguar ëndrrën e hershme të tij për të luajtur me Bayern Munchen dhe dhuratën “bavareze” që merrte në çdo Krishtlindje.
“Jam shumë i lumtur që më në fund jam në gjendje të luaj për Bayern Munchen. Që kur isha fëmijë ishte ëndrra ime. Në çdo vit merrja si dhuratë nga familja një fanellë të Bayern Munchen për Krishtlindje. Do bëj gjithçka për këtë klub, dua të fitoj tituj këtu”, tha 28-vjeçari. /abcnews.al