Unaza e Re, Lame: Një pjesë janë legalizuar në mënyrë abuzive

schedule17:12 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 17:12 - 4 Dhjetor, 2018

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit Artan Lame, një pjesë e objekteve tek Unaza e Re nëe Tiranë janë legalizuar në shkelje të ligjit. Lame ishte në Komsionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ku tregoi për ngritjen e Agjencisë Shetëtore të Kadastrës, institucion me të cilin qeveria synon ti japë fund lëmshit me pronat.

Një pjesë e objekteve në Unazën e Re në Tiranë janë legalizuar në mënyre abuzive. Konstatimi është i Drejtorit të Përgjitshëm të ALUIZN-it i cili thotë se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Artan Lame, drejtor i përgjithshëm i ALUZINI-t: “Tratë e ngushtuar të Unazës që parshikonte projekti i vjetër i tyre, janë bërë legalizime të paligjshme. Janë disa prej legalizimeve që janë bërë në muajt e fundit që janë në shkelje dhe kjo ka të bëjë dhe me atë që tha kryeministri që duhet të ndiqen penalisht. Janë 40 legalizime të bëra në periudhën korrik-shtator 2018. Pra kishin lënë karriken s’kishin lënë akoma vulën.”

Ndërkohë Artan Lame dha edhe një lajm të mirë për banorët në zonën e Shkozës banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës lindore të Tiranës.

“Nesër sepse e kemi ndjekur hap pas hapi ata marrin certifikatën e pronësisë që i bën të mundur pastaj që të hyjnë në procesin e shpronësimit për interes publik.”

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-it iu përgjigj interesit të deputetëve socialistë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ku ishte për të raportuar rreth dy projektligjeve përmes të cilave qeveria synon ti japë zgjidhje kaosit të krijuar ndër vite me pronat. Ata parashikojnë shkrirjen e tre institucioneve në një. Legalizimet, hipotekat dhe Agjencia e Pronës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

“Shqipëria rezulton me rreth 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, nga të cilat 3.8 milionë janë regjistruar, janë rreth 600,000 pasuri të tjera të paregjistruara ende. 2.5 milionë e pasurive të regjistruara janë me probleme, që do të thotë se minimalisht duhen përmirësuar, maksimalisht duhen bërë nga fillimi. Shteti shqiptar ka harxhuar rreth 80 milionë euro dhe dollarë në këtë proces deri tani, të cilat më shuma kanë krijaur kaos se sa kanë zgjidhur punë.”

Lëmshi me pronat vijon me 9 mijë praktika të patrajtuara ende nga Agjencia e Pronave ndonëse dosjet janë aty që nga viti 1993. Ndërkohë që 50% e tokave bujqësore 27 vite nga miratimi i ligjit 7501 janë ende të paregjistura./abcnews.al