Nga data 1 shtator ora policore në vendin tonë do të zgjatet me një orë duke nisur nga 23:00 deri në 06:00. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se nga data 6 shtator në pikat kufitare do të kërkohet pasaportë vaksinimi, test PCR ose një dokument që vërteton që e keni kaluar COVID në 6 muajt e fundit.
Rakacolli deklaroi se vaksinimi do të jetë me detyrim për stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët të cilët do duhet ta kenë marrë vaksinën brenda datës 30 shtator, kohë kur është parashikuar edhe nisja e procesit mësimor për vitin e ri shkollor.
“Komiteti i Ekspertëve ka mbajtur në vëmendje situatë epidemiologjike. Si është vënë re treguesit kanë treguar tendencë përkeqësimi si numri i rasteve të reja ditore e cila nga 86 për 100 mijë banorë ka shkuar në 300. Duke analizuar më në thellësi shkaqet, Komiteti ka marrë vendim për disa masa për parandalimin.
“Komiteti i Ekspertëve ka mbajtur në vëmendje situatë epidemiologjike. Si është vënë re treguesit kanë treguar tendencë përkeqësimi si numri i rasteve të reja ditore e cila nga 86 për 100 mijë banorë ka shkuar në 300. Duke analizuar më në thellësi shkaqet, Komiteti ka marrë vendim për disa masa për parandalimin.
Duke filluar nga 1 shtatori ora policore do të shkojë në 23 deri në 6. Nga data 6 shtator qytetarët në kufi duhet të ketë pasaportë vaksinimi jo më vonë se dy javë nga hyrja në fuqi, test PCR, ose provë të kalimit të COVID në 6 muaj e fundit. Kjo është e vlefshme edhe pë rata që janë transit. Shqiptarët rezidentë që kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë një nga vërtetimet e mësipërme futen në karantinë për 10 ditë. Vaksinimi i detyruar do të nisë me stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Ata duhet të kryejnë vaksinimin deri në datë 30 shtator.
Duhet të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrave të tyre të punës dhe institucioneve të arsimit. Për ata që nuk e kanë do kërkohet paraqitja periodike e testit PCR. Përjashtime do bëhen vetëm për ata që kanë rekomandim mjekësor. Për studentët bëj thirrje brenda muajit shtator në mënyrë që procesi të zhvillohet në auditorë.
Vaksinimi kryhet në çdo qendër shëndetësore. Në ndërtesën e aeroporteve do lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre. Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura në qendrat tregtare, supermarket, transport publik. Në spitale nuk lejohet hyrja e familjarëve. Kur nuk zbatohen masat do vendosen gjoba për qytetarë nëse nuk kanë maskë 3 mijë lekë për herë të parë, 5 mijë lekë në rast të përsëritur. Ju lutemi të zbatoni masat siç i kemi rekomanduar”, tha Rakacolli. m.v/abcnews.al