Orlando Bloom flet për aksidentin që për pak i kushtoi jetën

schedule11:30 - 30 Gusht, 2021

schedule 11:30 - 30 Gusht, 2021

Orlando Bloom së fundmi ndau në Instagram një fotografi të vjetër nga viti 1998 kur pësoi një aksident të rëndë. Ylli hollivudian ka treguar më parë se aksidenti ndodhi teksa po ngjitej në tarracën e shtëpisë së një miku, kur u rrëzua dhe theu shtyllën kurrizore.

44-vjeçari shkroi për aksidentin që për pak i kushtoi jetën: “Ky jam unë me mbajtësen e shpinës rreth vitit 1998 dhe rreth tre muaj pas aksidentit kur rashë tre kate dhe theva shtyllën kurrizore, duke i shpëtuar vdekjes dhe paralizës. Jam mirënjohës për për gjymtyrët e mia që më lejojnë të shtyj kufijtë e mi dhe të jetoj jetën (tani më e sigurt).

/abcnews.al